Kategoria Superiore/ Kastrioti-Flamurtari 1-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 21 Janar 2011 22:32   Shtyp

flamurtari_golFlamurtari ka fituar me shume veshtiresi ne Kruje. Nje gol i Njazi Lenes ne minuten e 89 i ka dhene tre piket kampioneve te dimrit.

Ne pjesen e pare Kastrioti ka sulmuar me te gjitha forcat dhe ka qene shume here prane golit te avantazhit. Babic ne finalizim ka gabuar. Ne minuten e 32’ Renato Kalari ka tronditur traversen duke lene te habitur portierin e Flamurtarit Mocka. Plaku dhe Xhafa kane provuar te rrezikojne nepermjet kundersulmeve.

Ne pjesen e dyte shume shpejt Flamurtari kalon ne avantazh me ane te Daniel Xhafes ne minuten e 49’. Vlonjatet mendojne te ruajne avantazhin dhe terhiqen ne mbrojtje. Kastrioti behet me shume kerkues ne fushe dhe sulmon me te gjitha menyrat. Babic eshte rreziku kryesor per mbrojtjen e Flamurtarit por Franc Veliu e ka ndaluar ne disa raste. Mocka po ashtu ka shpetuar porten ne disa raste. Ne minuten e 84’ pas nje goditje denimi dhe rremuje ne zone Erion Xhafa ka shtyre topin ne rrjete dhe barazuar rezultatin. Krutanet jane gezuar po nuk ka zgjatur shume. Njazi Lena ka shfrytezuar nje krosim ne zone nga Xhafa dhe ka shenuar golin e fitores per Flamurtarin qe udheheq i vetem kampionatin me 37 pike.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide