Liridon Leci eshte larguar perfundimisht nga skuadra e Kastriotit. Futbollisti kosovar do te ndjeke rrugen e mbrojtesit te Skenderbeut Alban Dragusha dhe do te shkoje ne Suedi per te firmosur per Kalmarin. Leci ka marre dokumentat dhe valixhet e eshte larguar sot nga Kruja. Kosovari ka qene i pakenaqur nga drejtuesit e Kastriotit dhe kjo ka qene arsyeja pse eshte ndare ne mes te sezonit. Leci tani do te provoje nje aventure te re ne kampionatin suedez.
Enea Shtrepi |