Kategoria Superiore/ Dinamo-Teuta 1-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Dhjetor 2010 15:06   Shtyp

teuta_golTeuta ka marre fitoren e pare jashte fushes se saj ne kampionat duke mposhtur ne Tirane Dinamon kampione. Dy kundersulme te shpejta ne pjesen e pare jane kthyer ne gola dhe kane lene te habitur blute e kryeqytetit. Te rinjte Brunild Pepa dhe Erlis Frasheri kane ndeshkuar kampionet ne minutat 9’ dhe 28’. Vendasit me shume mungesa nuk kane force te reagojne. Bakaj eshte i vetmi qe perpiqet po nuk mundet te kaloje mbrojtjen e ngjeshur te durrsakeve. Ne pjesen e pare Teuta eshte me e rrezikshme, ndersa Dinamo vetem ka qarkulluar topin ne mesfushe.

Ne pjesen e dyte ka ardhur menjehere reagimi i bluve. Bakaj ka fituar nje penallti ne minuten e 48’ dhe  nje minut me pas Emiljano Vila ka shenuar ne porten e Rizvanit. Dinamo ka marre zemer dhe eshte hedhur e gjitha ne sulm. Megjithe presionin e madh rastet per shenim jane te pakta. Sefa ka rrezikuar dy here me koke por ka gjetur pritjet e Rizvanit. Teuta mbrohet me te gjitha forcat dhe rrezikon me Pepen ne kundersulm. Deri ne fund te ndeshjes rezultati nuk ndryshon dhe Dinamo mposhtet ne shtepi.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide