Kategoria Superiore/ Tirana-Flamurtari 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Nentor 2010 22:34   Shtyp

tirana_feston_gol_thumbTirana ka ndalur Flamurtarin ne kryeqytet. Pejic dhe Plaku kane zhvlersuar golin e Daniel Xhafes. Nje ndeshje shume e bukur eshte zhvilluar ne Qemal Stafa e atmosfera nga dy tifozerite e ka bere akoma me interesante kete takim. Tirana ka treguar deshire me shume se Flamurtari dhe ne fund jane shperblyer. Bardheblute kane krijuar disa raste te pastra ne pjesen e pare por vetem ne minuten e 24’ Pejic ka mundur te dergoje topin ne rrjete kur porta ishte e boshatisur. Xhafaj per vlonjatet ishte rrezik i vazhdueshem per Osmanin e Dushkun por Bajevksi nuk e ka ndihmuar shokun e tij. Barazimi i ndeshjes do te vinte vetem ne pjesen e dyte. Xhafaj i harruar nga mbrojtja e e Tiranes pas nje krosi nga kendi ka goditur me koke dhe barazuar rezultatin ne minuten e 56. Kryeqytetasit nuk pajtohen me kete rezultat dhe kerkojne me cdo kusht te shenojne golin e fitores. Ne stadium tifozet e dy ekipeve acarohen dhe ofendojne ne distance njera tjetren. Kur ndeshja po perfundonte barazim Plaku pasi merr nje krosim nga Zizovic me koke tund rrjeten per te dyten here. Mposhtet Flamurtari ne Tirane ndersa bardheblute festojne me tifozet e tyre.

Pirro Nika

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide