Erbim Fagu : Besa kampione ? Mendojmë për Gramozin !
nga Klevis Bejkolli   E hënë, 28 Shtator 2009 15:15   Shtyp

erbim_faguNjë nga lojtarët e shumtë që i është bashkuar  skuadrës së Besës këtë sezonë është dhe tiransi Erbim Fagu. Ai ka qenë një nga lojtarët më konstantë me lojrat që ka zhvilluar dhe jo më kotë ai është një nga të preferuarit e trajnerit Duro.

“Kur erdha te Besa gjëja e parë që më tërhoqi ishte plani që presidenti Bizhdili kishte për skuadrën. Kjo më bëri që të mos hezitoja të firmosja me të një kontratë pune.  Rezultatet e arritura deri më tani janë meritë e të gjithë klubit Besa ku perfshihen nga presidenti e deri tek puntori më i thjeshtë i fushës”.

“Në pesë ndeshje kemi arritur të marrim katër fitore dhe një barazimë. Rezultate shumë të kënaqshme falë të cilave jemi në vend të parë sëbashku me Dinamon. Nuk kemi zhvilluar shumë lojra të mira, por rëndësi ka rezultati, pasi janë ato që të japin të drejtën për të marrë pik dhe për të qëndruar më të qetë në përgatitjen e ndeshjes së rradhës. Kam besim që shumë shpejtë Besa përvec reultateve pozitive do të zhvillojë dhe lojra të bukura”.

“Trajneri Duro ka një meritë të madhe për harmonizimin e grupit dhe për mënyrën e komunikimit me lojtarët. Ai ka ditur ti japi kujdo hakun e tij duke mos ja ngrënë, por më së shumti ka ditur të gjejë pozicionin e kujdo prej nesh atje ku ne mund të japim më të mirën”.

“Besa kampione ? Mendojmë për Gramozin. Pas fitores minimale me Skënderbeun në fushën tonë kemi një trasfertë të vështirë ku duhet të arijmë të marrim pikët e plota. Ne duhet ti marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim prej tyre maksimumin e mundshëm dhe në fund të shikojmë”, ka përfunduar prononcimin e tij për Albaniasoccer.com futbollisti Erbim Fagu.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide