Trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca nje dite para ndeshjes me Flamurtarin ka mesuar se nuk do te kete te gatshem nje nga lojtaret kryesor te skuadres se tij. Blendi Shkembi, kapiteni i bardhekuqve nuk do te luaje neser ndaj Flamurtarit per shkak te nje demtimi qe e shqeteson prej ditesh. Ne vend te tij, Muca do te hedhe ne fushe kosovarin Vishaj, njeriun hero ne ndeshjen e kaluar me Lacin qe me golin e tij ne minutat e fundit i dha korcareve fitoren. Mungesa e Shkembit eshte nje goditje e madhe per Skenderbeun ne ndeshjen me Flamurtarin, perballe nje kundershtari direkt per titull mesfushori do te ishte nje pike referimi ne fushe.
Enea Shtrepi |