Kategoria Superiore/ Bylis-Besa 3-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Tetor 2010 23:19   Shtyp

byliisSkuadra e Bylisit eshte rikthyer te fitorja dhe ka arritur te munde me nje rezultat te thelle Besen ne shtepine e saj. Nje gol ne minuten e pare nga Guy ka zhbllokuar vendasit duke ja bere me te thjeshte fitoren. Besa thuajse nuk ekziston ne fushen e lojes dhe vendasit provojne te gjejne golin e dyte qe do ti jape sigurine e duhur. Ky gol nuk vonon dhe per ta realizuar mendon kapiteni i ballshioteve sulmuesi Dimo qe ne minuten e 24’ dyfishon rezultatin. Pjesa e pare nuk mbaron ketu pasi 11 minuta me pas eshte Fjodor Xhafa qe shenon golin e trete per Bylisin dhe mbyll qe ne 45-minutat e para fatin e ketij takimi. Ne pjesen e dyte Besa shenon golin e flamurit nga pika e bardhe e penalltise me te zakonshim Cikalleshi dhe me pas nuk ka force te shenoje me, apo ti ndryshoje fatin ketij takimi. Ne fund Bylisi merr nje trepikesh te arte ndersa Besa rikthehet ne zonen e ftohte ne tabelen e klasifikimit.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide