Vllaznia / Stërvitja e fundit në orën 16:00’ |
nga AlbaniaSoccer E premte, 25 Shtator 2009 11:48 |  | |
Skuadra e Vllaznisë do të zhvillojë sot në orën 16:00’ stërvitjen e fundit para ndeshjes së ditës së nesërme me Teutën e Durrësit. Përballja e nesërme shikohet shumë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve. Trajneri Lika ka të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicionë. Pas mbarimit të stërvitjes trajnerët dhe lojtarët do kenë një mbledhje me drejtuesit e skuadrës. Në mbrëmje ata do të udhëtojnë drejt Durrësit ku dhe do kalojnë natën.
Enea Shtrepi |