Edi Martini : Jam i kenaqur me lojen dhe barazimin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Shtator 2010 20:11   Shtyp
edi_martini_trajnerNdryshe nga kolegu i tij, trajneri i Teutës Edi Martini në përfundim të ndeshjes ka deklaruar se është shumë i kënaqur me lojën që ekipi i tij zhvilloi dhe me pikën e marrë në Kavajë. “Ekipi ka zhvilluar një lojë të mirë dhe ka zbatuar të gjitha detyrat taktike që unë I dhashë. Kemi luajtur me zemër dhe kemi bërë gjithçka mirë. U mbrojtëm mirë dhe arritëm që ta ndalim Besën. Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund unë jam i kënaqur me lojën që zhvilluam dhe gjithastu me pikën që morëm në Kavajë. Besoj se ky është një moment kthese dhe duhet ta shfrytëzojmë edhe për ndeshjen e ardhshme”,- u shpreh në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini. Tashmë ekipi I Teutës ka 2 pikë, por kjo nuk e ka larguar nga fundi i klasifikimit.

Andi Kodra
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide