Migen Memelli mungesa e madhe e Tiranës |
nga Klevis Bejkolli E premte, 18 Shtator 2009 09:30 |  | |
Sulmuesi bardheblu Migen Memelli do të jetë mungesa e madhe e trajnerit Loncarevic në përballjen e së shtunës me Besën kryesuese. Shënuesi më i mirë i Tiranës dhe i kategorisë Superiore të vjetshme nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.
“Më vjen keq që s'mund të jem në dispozicion të trajnerit e të skuadrës për të dhënë dhe unë ndihmën time në këtë përballje të vështirë, por kam besim që Tirana do e kaloj këtë provë me sukses. Unë s’jam rikuperuar ende dhe do më duhet të qëndroj dhe për disa kohë jashtë fushave të lojësâ€, deklaroi Memelli për Albaniasoccer.com. |