Sebino Plaku i ka dhene fund pritjes dhe ka zgjedhur te largohet perfundimisht nga Tirana. Sulmuesi ka derguar sot ne Komisionin e Disiplines nje ankese, ku kerkon te zgjidhet kontrata qe ai ka me Tiranen, pasi nuk eshte paguar ne kater muajt e fundit. Plaku sapo e ka bere kete ka kontaktuar me drejtuesit e Flamurtarit per ti thene se tashme eshte i lire per tu transferuar ne Vlore. Sulmuesit i ka sosur durimi dhe i ka dhene fund aventures me Tiranen. Ai kishte me teper se dy jave qe i kerkonte drejtuesve bardheblu te paguanin detyrimet qe kishin me te, por keta te fundit jane vonuar dhe Plaku ka zgjedhur te largohet.
Enea Shtrepi |