Dinamo/ Zhduket Diop para ndeshjes me Sheriff Tiraspolin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Korrik 2010 22:11   Shtyp

Papa_DiopVetem pak dite para ndeshjes me Sheriff Tiraspolin, senegalezi Papa Diop eshte zhdukur pa lene gjurme. Drejtuesit e klubit prej disa ditesh jane vene ne kerkim te tij por ka qene e pamundur per te kontaktuar me te. Diop nuk eshte bere i gjalle ne stervitje prej tre ditesh dhe gjithashtu ka fikur telefonat e eshte larguar nga apartamenti i tij. Kjo gje ka vene ne alarm presidencen e Dinamos dhe stafin teknik pasi mungesa e tij ne ndeshjen e dyte kunder Sheriff Tiraspolit eshte nje dem i madh per blute e kryeqytetit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide