Ne pasditen e djeshme me Dinamon eshte bashkuar mesfushori argjentinas Soza. Ai eshte bashkuar me skuadren ne Slloveni aty ku kampionet e Shqiperise po zhvillojne fazen pergatitore para ndeshjeve ne ligen e kampioneve ku perballe do te kene kampionet e Moldavise Sheriff Tiraspolin. Drejtuesit e Dinamos nuk e kishin parashikuar kthimin e Sozes e per ta zevendesuar argjentinasin moren nga Tirana mesfushorin Gjergji Muzaka. Nuk dihet se cfare do te behet me futbollistin nga Argjentina i cili ka shprehur deshiren per te qene serish pjese e Dinamos ne sezonin e ardhshem.
Enea Shtrepi |