Devis Mema lojtar i Skenderbeut! |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 09 Qershor 2010 11:14 |  | |
Sulmuesi i talentuar korcar Devis Mema do jete lojtar i Skenderbeut per sezonin e ri 2010-2011. Pas aktivizmit te skuadra e Flamurtarit ai rikthehet te skuadra meme. Diten e djeshme eshte zhvilluar nje takim midis presidentit Zeqo dhe Memes ne qytetin e Korces dhe te dy kane rene dakort per bashpunim. Ka qene dhe deshira e trajnerit Shkelqim Muca per sulmuesin shtatlart per ta pasur ne skuader duke shprehur se ai eshte nje nga sulmuesit me te mire ne kampionatin shqiptar. Firma e sulmuesit pritet te hidhet ne ditet ne vazhdim.
Ne linje telefonike per web Albaniasoccer.com Devis Mema ka deklaruar se : “Dje kam pasur nje takim me presidentin Zeqo dhe rame dakort per te bashkepunuar. Jam shume i kenaqur per rikthimin tim te skuadra e Skenderbeut dhe do te jap me te miren ne fushen e lojes per te arritur objektivat e skuadres. Besoj qe do bejme dicka te bukur kete sezone duke i dhuruar emocione te medha tifozerise se mrekullueshme korcare. Ka vite qe ata enderrojne dicka te tille dhe mendoj se tani ka ardhur momenti tyre per te festuar”. Klevis Bejkolli |