Teuta - Partizani 2 – 0 / Rekordemeni i kupave Partizani eleminohet
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Dhjetor 2009 18:05   Shtyp

elton_mucollariDjemte e detit e kane kryer me se miri detyren e shpise. Ndeshja e kthimit me Partizanin per skuadren e Joses ishte thjesht nje formalitet duke pare gjendjen aspak te mire qe po kalon skuadra qe ka fituar me shume Kupen e Republikes. Skuadra e kuqe detyrohet qe te luaje me 10-te, lojtar qe nga minuta e 16-te, pasi mbrojtesi Sheta ka penguar sulmuesin Mile dhe si mbrojtesi i fundit arbitri kryesor Sadiku nuk ka nguruar ti nxjerre kartonin e kuq duke e larguar nga loja. Qe nga ky moment per Partizanin gjithcka behet me e veshtire. Skuadra e Teutes megjithese ka pasur tre mungesa ne formacion nuk e ka pasur te veshtire te shenoje. Ne minuten e 32-te, Vangjel Mile shenon golin e avantazhit kurse ne minutet e 44-ter, Elton Mucollari i ngre shifrat ne 2-0. Pjesa e dyte ishte mjaft e merzitshme per te dy skuadrat. Teuta u tregua e meshirshme ndaj Partizanit duke mos i shenuar me. Josa pasi skuadra e tij sigloi shifrat 2-0 i kerkoi atyre qe te mos vriteshin e te mos sulmonin thjesht te qarkullonin topin. Teuta ne 1/8 do te perballet me surprizen Gramoz.

Teuta : Vashaku, Stafa, Dushku, Likmeta, Jakupi, Xhemalaj (64’ Mersini), Hoxha(72’ Ferra), Hodo, Mucollari, Hyseni, Mile (72’ Rakipi)

Trajner : Mirel Josa

Partizani : Xhika, Pinari, Sheta, Pashai, Beqiri (39’ Shkëmbi), Bakalli, Sulce (54’ Mërtiri), Ishka, Karapici, Asllani, Dashi (70’ Kënga)

Trajner : Genc Mahmutaj

Shënues : 32’ Mile, 44’ Mucollari

Kartona të verdhë : Mersini, Bakalli

Karton i kuq: 16’ Sheta

Gjyqtarë : R.Sadiku(EL), E.Demiraj(PG), A.Mema(PG)


(Ne foto Elton Mucollari, shenuesi i golit te dyte)


Altin Ngjela

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide