Skënderbeu/ Ulen çmimet e biletave për të mërkurën
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Prill 2013 20:25   Shtyp
skenderbeu_kampionDrejtuesit e Skënderbeut duke llogaritur rëndësinë e veçantë që ka ndeshja e parë gjysëmfinale me Bylisin kanë vendosur të ulin çmimet e biletave. Ndryshe nga ndeshjet e kampionatit, takimi me skuadrën ballshiote do të luhet në orën 16:00 dhe parashikohet të tejmbushë stadiumin “Skënderbeu”. Për të patur një numër sa më të madh tifozësh në mbështetje të skuadrës, një biletë hyrëse do të kushtoj më pak se në të shkuarën. Në tribunat A dhe B një biletë do të blihet për 300 lekë, në tribunën C për vetëm 200 lekë ndërsa në tribunën E për 100 lekë. Kjo nisëm e klubit korçar është përshëndetur edhe nga “Ujqërit e Dëborës” që premtojnë mbështetje maksimale për kampionët.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide