Një autogol i Radas në minutën e 90-të, të takimit i dha fitoren dhe titullin e Superkupës së Shqipërisë skuadrës së Tiranës përballë rivalëve të tyre, Skënderbeut.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 39-të, Taku godet fort brenda zonës. 1-0 mbyllet pjesa e parë e takimit.
Fraksioni i dytë nis me Skënderbeun në kërkim të golit të barazimit. Korcarët këmbëngulën fort dhe vetëm 5-minuta nga rinisja e topit, gjejnë rrjetën kundërshtare me anë të Plakut.
Kur pritej që takimi t’i drejtohej kohës shtesë, një kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës gjen të papërgatitur futbollistin e Skënderbeut, Radas që gabimisht shtyn topin në rrjetë.
Skenderbeu– Tirana 1-2 Golat: Plaku 51′ / Taku 39′, Radas 90′ Skenderbeu: Shehi, Fagu (Bici 57′), Radas, Gvozdenovic, Arapi, S.Lilaj (Dimo 78′), Orelesi, Kuli (Kerciku 52′), Kuli, Plaku, Pejic Trajner: Mirel Josa Tirana: I.Lika, Sina, Dushku, Pisha, Ahmataj, Karabeci (K.Duro 68′), Mucollari, G.Lika, Ferraj (Peposhi 10′ Kalari 83′), Taku, Cota
Trajner: Hulian Rubio Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan) Kartonë të verdhë: Arapi 46′, S.Lilaj 63′, Orelesi 88′ / G.Lika (2v) 46′, 90′, Dushku (2v) 65′, 83′
Kartonë të kuq: Dushku 83′, G.Lika 90′ |