Superkupa/ Rubio Sanchez : Fati i keq do të bëjë që një nga skuadrat të humbasë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Gusht 2012 06:54   Shtyp

Tirana-SkenderbeuTrajneri i Tiranës, Rubio Sanchez është shfaqur i lodhur, ndoshta edhe nga vapa në konferencën e fundit për shtyp para Superkupës me Skënderbeun.

Tekniku spanjoll vazhdon me stilin e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me pyetje dhe duke mos dhënë informacion.


“Do të jetë njësoj si ndeshjet e kaluara, pasi ne e njohim njëri-tjetrin. Fati i keq do të bëjë që një nga skuadrat të humbasë”, ka deklaruar Rubio.


Ndryshe nga trajneri i përgjumur, kapiteni i skuadrës Iljon Lika ka deklaruar se lojtarët dhe pesha e fanelës do të bëjnë diferencën në këtë finale, dhe jo emrat e trajnerëve.


“Ne jemi të përqendruar si ekip bashkë me stafin administrativ. Jemi stërvitur për ta bërë tonën këtë trofe”, ka thënë Lika.


Superkupa e Shqipërisë, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut do të luhet sot në orën 19:30.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide