Europa League/ Tirana- Grevenmacher 2-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Korrik 2012 21:53   Shtyp

tirana_feston_gol_thumbTirana ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën e dytë të Europa League, duke mundur 2-0 skuadrën nga Luksemburgu, Grevenmaker.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë si një seance stërvitore për ekipin shqiptar, duke parë dobësinë e kundërshtarit. Tirana mund të kishte realizuar më shumë, megjithatë është mjaftuar me dy gola, që i japin asaj një siguri të madhe për ndeshjen e kthimit në Luksemburg.


Golat për Tiranën u shënuan nga Muçollari dhe Ferraj në pjesën e parë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide