Kupa e Shqiperise/ Levi kupa shkone ne Korce, Rubio kupen e fiton Tirona!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Maj 2012 14:50   Shtyp

Tirana-SkenderbeuNe prag te finales se kupës se Shqipërisë ne futboll, trajneri i Skënderbeut Stansilav Levi ka deklaruar se kërkon te fitoje një tjetër trofe pas titullit kampion. Tekniku çek e ka përshkruar shume te suksesshëm sezonin ndërsa shpreson te rinovoje kontratën për te vazhduar punën ne Korçe. Finalja e kupës pritet te jete një ndeshje e vështire. Ne e respektojmë Tiranen por shkojmë ne “Qemal Stafa” për ta fituar këtë ndeshje. Ne lidhje me te ardhmen time mua me mbaron kontrata ne 31 korrik me pëlqen te punoj me Skënderbeun por e theksoj se janë te tjerët ata qe vendosin. Gjithsesi unë do te ulem me stafin drejtues për te folur për kontratën e re.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qene reagimi i bardhebluve te Tiranes te cilët edhe ata shprehen te bindur se Kupa e Shqipërisë do te jete prone e tyrja. Ne një konference për shtyp trajneri Rubio ka deklaruar se skuadra e tij shkon me moral te larte ne këtë përballje pasi dihet çfarë rëndësie ka ky trofe jo vetëm për klubin por edhe për tifozët. Finalja e Kupës se Shqipërisë mes Tiranes dhe Skënderbeut do te luhet ditën e sotme ne orën 20:00 ne stadiumin “Qemal Stafa”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide