Kupa e Shqiperise/ Tirana kryeson grupin A
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 15 Mars 2012 07:51   Shtyp

tirana-bylisBardheblut kualifikohen Kastrioti nuk duhet te humb ndeshjen e fundit per te vazhduar me tej

Tirana është skuadra e pare qe pret një bilete për ne gjysmëfinalet e Kupës se Shqipërisë ne futboll një jave nga përfundimi i fazës ne grupe. Ashtu siç ishte parashikuar bardhebluve ju mjaftoi një pike ne takimin kundër Bylis për te vazhduar me tej aventurën ne kupe.

Ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ishin miqtë nga Ballshi qe kaluan te paret ne avantazh me Abazaj ne minutën e 30-te, ndërsa skuadra e kryeqytetit ktheu gjithçka ne baraspeshe ne pjesën e dyte me ane te kosovarit Arizi ne minutën e 52-te.

Ne takimin tjetër te grupit “A” Kastrioti u ngjit ne vend te dyte pas fitores ne Kamez 2-1. Cvetkovic hapi serine e golave për krutanet ne te 19-ten, ndërsa dy minuta nga fundi i pjesës se pare Karapici barazoi shifrat. Ne minutën e 56-te, Agolli shënoi golin e dyte për Kastriotin një rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund 2-1. Pas javës se 5-te Tirana kryeson grupin A me 11-pike e ndjekur nga Kastrioti, Bylis 6 dhe Kamza ne fund.

Renditja ne Grupin A pas ndeshjeve te Pesta :

TIRANA      11-pike
Kastrioti      9-pike
Bylis             6-pike
Kamza         1-pike

©Albaniasoccer.com

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide