Kupa e Shqiperise/ Laci-Skenderbeu 1-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Shkurt 2012 09:05   Shtyp

laci-skenderbeuNë  stadiumin “Selman Stërmasi”, Skënderbeu ka mundur 2-1 Laçin, duke marrë fitoren e dytë në grupin B të Kupës së Shqipërisë.

Në stadiumin nuk kishte asnjë tifoz, ndërsa për korçarët ka qenë e vështirë të dilnin në lojën e tyre. Në minutën e 37-të ishin laçianët që gjetën golin e avantazhit, me anë të Sefgjinit, ndërkohë që korçarët patën humbur një rast të artë me Amarildo Dimon.

Në pjesën e dytë, kurbinasit janë mbrojtur thuajse me heroizëm, por kjo deri në minutën e 79-të, kur Daniel Xhafaj shtyn topin në rrjetë me këmbë nga një kros nga e majta. Tre minuta më pas, vlonjati mori edhe një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Vashakut. Nga pika e bardhë, Bledi Shkëmbi goditi fort, duke shënuar golin e fitores për Skënderbeun.

Ekipi Skenderbeut ndodhet ne vendin e pare me 6-pike, i ndjekur nga Vllaznia me 3-pike e cila do te perballet sot me Flamurtarin.

komente