Kupa e Shqiperise/ Lushnja-Kamza 2-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Shtator 2011 21:14   Shtyp

lushnjeSot mbasdite në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës u zhvillua takimi i vajtjes, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Loja ka nisur me shkelmimin e topit nga qëndra nga ana e futbollistëve të Kamzës. Në minutën e 3-të, shënohet rasti i parë ku Sefa godet me kokë dhe pret mjaft bukur Haxho. Në minutën e 11-të, Oladotun humbet rastin më të pastër për shënim, ku ndodhej 3-metra larg portierit, duke shpërdoruar.  Në të 30-tën, Gega godet me kokë, brenda zonës dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.  Në të 42-ten, Sefa brenda zonës së Kamzës, ka gjuajtur e topi ka kaluar pak centimetra nga shtylla pingule në gjysëmlartësi. Në të 45-ten, Sefa ekzekuton një korne dhe Bizhyti, godet me kokë e topi del jashtë.Pjesa e pare mbyllet 0-0.
Fillimi i pjesës së dytë ka nisur me nga nje ndryshim për secilën skuadër. Loja ka qënë më e mirë për miqtë nga Kamza, duke shtuar presionin në sulm e në një prej aksioneve, Gega është future brenda zonës, duke parë të vetëm Oladotun, ka pasuar tek ai e ky pa asnjë ngurim e ka përcjellë topin në rrjetë. 1-0 për miqtë në minutën e 54-rt. Lushnjarët shkelmojnë nga qëndra, mbrojtja e miqve e paorganizuar aty Metushi futet në zonë, pason tek Allkanjari e ky shënon një gol, shtriras me tokën në të djathtë të portierit Haxho dhe 1-1. Më pas kanë vazhduar ndrimet në të dyja skuadrat, ku kanë dalë jashtë loje të dy shënuesit e golave. Në minutën e 68-të, vjen dhe goli i dytëi lushnjarëve, që me të vërtetë ishte një gol i bukur, nga nje predhë e Topit, brenda zonës. Në minutën e 74-rt për ofendim ndaj gjyqtarit, Klevis Dalip i ka marrë kartonin e kuq dhe Kamza detyrohet të luaj me 10-te, futbollistë. Në minutat e mbetura, Kamza ka luajtur më mirë në kërkim të golit të barazimit, por nuk është bërë e mundur nga sulmuesit e tij, për shkak të nxitimit. Edhe në tre minutat shtesë, rezultati nuk ndryshoi. Kështu skuadra lushnjare, ka marrë një fitore të ngushtë 2-1, ndaj Kamzës. Ndeshja e kthimit ndërmjet tyre do të luhet të mërkurën e ardhshme në Kamëz.



E mërkurë, 21.09.2011, ora 16.00, Stadiumi “Roza Haxhiu” Lushnjë, rreth 2000 vetë

Koha e vranët dhe e freskët, Temperatura 21 gradë, Terreni mesatar

Lushnja:
GUGA, MËRTIRI, DHIMA, SULA, RUÇO, HASALLA, BIZHYTI, TOPI, IKONOMI (46` LIÇKA), ALLKANJARI (67` METUSHI), SEFA (75` DERVISHI)

Trajner: Ramadan BABALLËKU

FC Kamza: HAXHO, NDREKA, BELÇEV, HALLAÇI, MALAJ, CAPA, ARDJAN BEQIRI (78` PEMA), MANUKA, OLADOTUN (64` DALIPI), KARAPICI (46` E. TAFAJ), GEGA

Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë:
Andi Koçi, Fatmir Lamaj dhe Endri Velo (Durrës)
Vëzhgues:
Besnik Çela.
Shënues:
54` OLADOTUN 0-1, 55` ALLKANJARI 1-1, 68` TOPI 2-1
Kartona të verdhë:
21` Topi (Lushnja), 25` Capa (Kamza), 92` Malaj (Kamza)
Kartona të kuq:
74` Klevis Dalipi (Kamza)

Abdulla Dushku

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide