Europa League/ Flamurtari-Buducnost 1-2
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 07 Korrik 2011 23:05   Shtyp

flamurtari_ekipFlamurtari eshte kualifikuar ne turin e dyte te Europa Leagues por ka rrezikuar shume. Ndeshja e luajtur ne stadiumin “Flamutari” te Vlores ka mbaruar me rezultatin 1-2 per malazezet e Buducnostit, por skuadra e Maganit eshte kualifikuar fale fitores 1-3 qe mori para nje jave ne Podgorice.

Interesimi i tifozeve vlonjat per kete ndeshje ishte shume i madh dhe atmosfera ishte mjaft e zjarrte.

Ndeshja ka nisur mire per vendasit qe shenojne shume shpejt me ane te Shehaj ne minuten e 20-te. Flamurtari e sheh veten ne avantazh dhe kjo u rrit besimin futbollisteve ne fushe. Djemte e Maganit zhvilluan nje ndeshje mjaft te mire dhe kishin mundesi per te shenuar edhe gola te tjere.

Ne pjesen e dyte malazezet e bejne ndeshje emocionuese dhe rikthehen ne loje duke i shkuar prane edhe barazimit te rezultatit te pergjithshem. Boshkovic ka shenuar dy here ne minuten e 72-te dhe 77-te me nje penallti te dyshimte. Minutat e mbetura deri ne fund Flamurtari trembet dhe rrezikon te ndeshkohet. Tifozet e Buducnostit degjohen me shume se ata te Vlores e deri ne fund te ndeshjes emocionet ne stadium kane qene te medha. Flamurtari nuk peson gol tjeter dhe kualifikohet ne turin e dyte te Europa Leagues ku do te ndeshjet me skuadren ceke Jablonec.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide