Kupa e Shqiperise/ Besa-Shkumbini 1-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Mars 2010 17:19   Shtyp

xhafa_daniel_thumbNdeshja e pare gjysmefinale ndermjet Beses dhe Shkumbinit te Peqinit ka perfunduar me rezultatin e  barabarte 1-1. Shkumbini i drejtuar nga kavajasi Daiu ka arritur te marre nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e pare gjysmefinale te kupes se Shqiperise. Miqte kane surprizuar kur ne minuten e peste kane kaluar ne avantazh me ane te Bakiut. Besa e gjendur ne disavantazh hidhet e tera ne sulme duke lene shume hapesira prapa. Sulmuesi Mustafaj nuk i ka shfrytezuar sic duhet pasi kishte te gjitha mundesite ne minuten e 18-te qe te shenonte goline  dyte per Shkumbinin. Dyshja sulmuese Sinani-Xhafa jane munduar te barazojne sa me shpejte rezultatin. Duhet te vinte minuta e 29-te, ku pas nje krosimi nga krahu i majte Xhafa duke pare dhe daljen e e portierit Bejte ka mundur te shenoje me koke duke barazuar rezultatin ne 1-1. Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat.

Pjesa e dyte ka folur totalishte per te zotet e shpise, por te cilet nuk kane mundur dot te shenojne. Ne dy raste portieri Bejte ka bere mrekulline duke i mohuar goline  dyte Beses. Pavaresishte sulmeve te shumta te skuadres se Shpetim Duros ata nuk munden te shenonin dot me. Gjithcka mbetet e hapur per ndeshjen e ardhshme e cila do te zhvillohet ne Peqin.

Besa : Shehi, Arapi (Cikalleshi), Vrapi, Poci, Traga, Mihani, Dhembi, Mancaku, Shkembi, Xhafa, Sinani

Trajner : Shpetim Duro

Shkumbini : Bejte, Mujdragic, Ferizovic, Krasniqi, Pasha, Shenaj, Sekseni, Bakiu, Gjyla, Caushaj, Mustafaj(Daja 77’)

Trajner : Perparim Daiu

Shenues : Xhafa 29’/Bakiu 5’

Kartona verdh : Mustafaj, Bakiu

Arbiter : Lorenc Jemini

Altin Ngjela

komente