Kupa e Shqiperise/ Vllaznia-Skenderbeu 4-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Mars 2010 23:02   Shtyp

vllaznia_teuta_thumbPas fitoreve te nje pas njeshme te skuadres korcare ne kampionat vjen dhe humbja e pare e tyre, por ne kompeticionin e kupes se Republikes. Ne ndeshjen e sotme skuadra e Skenderbeut eshte shperfytyruar ne “Loro Borici”, nga skuadra vendase e Vllaznise. Te besuarit e Martinit kane shenuar ne minute e 23-te, me ane talentit Bala. Ne minute e 31-te, mbrojtesi Kraja, i cili ne fazen e pare te kampionatit eshte aktivizuar me Skenderbeun ka shenuar golin e  dyte dhe te qetesise per vendasit. Pjesa e pare mbyllet me rezultain 2-0.

Pjesa e dyte do jete e njete me te paren. Vllaznia sulmon e Skenderbeu mbrohet. Skuadra e drejtuar nga Josa ka qene mjaft e dobet dhe ne deshtim te plote. Mesfushori Shtubina shenon nje eurogol ne minuten e 59-te.  Ai ka festuar ne menyre te tepruar dhe per kete xhest eshte ndeshkuar me karton te verdhe. Ne minute e 64-ter, futet ne loje i rikthyeri Fenix. Ne kete minute shenohet dhe goli i katert per vendasit. Do te jete po talenti shkodran Bala qe do te shenoje. Skuadra e Vllaznise kalon ne gjysmefinale duke pritur kundershtarin e rradhes. 

 

Vllaznia-Skenderbeu 4-0
Shenues: Bala 23’, 63’, Kraja 31' Shtubina 59’
Vllaznia: Grima (Bishani 72’), Smajli, Kraja, Rajoviç, Mrvaljeviç, Shtubina (Hasani 70’), Nallbani, Belisha, Osja, Haxhibuliç (Feniks 64’), Bala. Tr. E.Martini
Skenderbeu: Kosturanov (Llapanji 40’), Leskaroski, Markoviç, Roshi, Grizha, Doku (Nesotoroviç 46’), Lako, Lika, Asllani (Çipi 72’), Guerrib, Malindi. Tr. M.Josa
Gjyqtare: L.Jemini, G.Qirici, R.Avdo (Tirane)
Kartone te verdhe: Shtubina, Grizha

Kel Naraci

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide