Kupa e Shqiperise/Tirana-Besa 4-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Shkurt 2010 15:35   Shtyp
xhafa_daniel_thumb

Skuadra e Beses ka bere mrekulline dhe eshte i perhershmi Daniel Xhafa i cili i ka dhene te drejten skuadres verdhezi per te vazhduar me tej ne kompeticionin e Kupes se Shqiperise. Ai ka fituar nje penallti dhe ka shenuar golin e dyte i cili i dha te drejten Beses per te kaluar ne gjysmefinale.

Ndeshja ka filluar e qete. Duhet te vinte minuta e 9-te, qe vendasit te jepnin shkendijen e pare ne porten e Orges Shehit. Nga kendi kroson Muzaka dhe brenda zones gjuan bukur sulmuesi Abilaliaj, por topi i gjuajtur prej tij perfundon vetem disa centimetra siper portes se Beses. Ne minuten e 11-te, do te jene miqte qe do te kunderpergjigjen. Mesfushori Shkembi kryen nje gjuajtje kros nga kendi duke e detyruar Nallbanin ta ngushtoj topin. Bardheblute i rrisin sulmet e tyre ne porten e Kavajes dhe ne minuten e 18-te, fale dhe nje pasigurie te portierit Shehi, Ahmataj dhe Abilaliaj kane pasur mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh, por nuk kane mundur dot ta mposhtin gardianin verdhezi. Sulmuesi Plaku gjuan bukur me koke ne minuten e 26-te, por serish e njehere portieri Shehi tregone aftesite e tij duke bere mrekulline duke e ngushtuar topin i cili ka prekur dhe shtyllen. Ne minuten e 29-te, Hasalla do te demtohet ne shpatull dhe do te detyrohet te largohet nga fusha e lojes. Trajneri Duro ka aktivizuar te riun Ledio Vrapi. Cikalleshi do te gjuaj bukur nga 20-metra, por vetem dritherima per porten e Nallbanit. Ne minuten e 39-te, Ahmataj do te trondise shtyllen e Beses, por pa mundur te shenoje. Arbitri kater jep dy minuta shtese te cilat nuk sjellin asnje ndryshime.

Pa kaluar as 30-sekonta nga fillimi i pjeses se dyte elbasanasi Julian Ahmataj do te shenoje golin e pare per Tiranen. Ne te 48-ten, Daniel Xhafa per pak sa nuk barazon rezultatin. Qe nga ky moment bardheblute do te marrin kontrollin e lojes. Sebino Plaku shenon golin e dyte duke barazuar rezultatin e pergjithshem ne 2-2. Nje krosim i bukur nga e djathta nga Abilaliaj dhe ish Dinamoviti ka dyfishuar shifrat. Pa kaluar mire kater minuta skuadra e Tiranes fitone te drejten e nje penalltie. Plaku pengohet brenda zones dhe Jemini nuk heziton dhe drejton doren per te pika e bardh. Nje ish do te ndeshkoj Besen. Andi Lila gjuan dhe shenon duke i dhene dhe kualifikimin momental kampioneve ne fuqi te Shqiperise.  Ne te 64-ten, Ahmataj do te ndeshkohej me karton te verdh per nje nderhyrje te parregullt. Ne te 69-ten, Ahmataj do te shenoje golin e kater dhe te dytin personal per te ne kete ndeshje. Ky rezultat do ti kenaqte bardheblute te cilet fillojne leshojne ne lojen e tyre duke menduar se tashme ishin te kualifikuar per ne gjysmefinale. Ne minuten e 70-te, lojtaret e Beses godasin traversen e Nallbanit duke paralajmeruar qe nuk ishin dorezuar. Ne te 72-ten, trajneri Duro largon Ledio Vrapin te cilin e kishte futur ne loje ne pjesen e pare ne vend te Hasalles dhe aktivizone Dhembin. Ne minuten e 73-te, Sinani bene gjithcka mire gjuan bukur, por topi prek traversen dhe kthehet ne nje asis per Daniel Xhafen i cili pengohet ne menyre te parregullt dhe Jemini jep penalltine e dyte ne kete ndeshje, por kete here per miqte. Mancaku ekzekuton sakte duke hapur gjithcka. Ne minuten e 80-te, nje pasiguri e Nallbanit dhe Daniel Xhafa shenon golin e dyte dhe te kualifikimit per djemte e president Xhatit. Vlonjati behet “vrases” i bardhebluve pasi dhe ne Kavaje ai ju kishte shenuar, por goli i sotem ishte me me peshe duke i eleminuar ata nga kompeticioni i vetem qe ishin ende ne lufte.  Ne te 83-ten, Besa mbetet me dhjete lojtare pasi Fagu ndeshkohet me kartonin e dyte te verdh. Tirana hedhe ne fushe Bicin dhe Hajdarin, por deri ne perfundim te lojes rezultati do te mbetej i pa ndryshuar. Besa kalon me tej per ne gjysmefinale.


Tirana : Nallbani, Sina (81’ Bici), Abraham, Lila, Pashaj, Devolli, Sefa, Ahmataj, Muzaka, Plaku (81’ Hajdari), Abilaliaj

Trajner : Luan Zengla

Besa : Shehi, Hasalla (31’ Ledio Vrapi; 72’ Dhembi), Vrapi, Fagu, Poci, Cikalleshi (92’ Ariel Shtini), Shkembi, Mihani, Mancaku, Sinani, Xhafa

Trajner : Shpetim Duro

Arbiter : Lorenc Jemini

Shenues : Julian Ahmataj 46’,69; Plaku 48’; Lila 52’;/Mancaku 74’; Daniel Xhafa 80’

Kartona verdh : Ahmataj, Muzaka, Devolli,/Fagu (dy te verdha)

Kartona kuq : Erbim Fagu

Klevis Bejkolli

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide