Kupa/Gramozi - Teuta luhet me 28-Shkurt
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Shkurt 2010 14:26   Shtyp

gramozi_dos_santos_golNdeshja e pare Gramozi – Teuta e vlefshme per turin Cerekfinal te Kupes se Shqiperise do te zhvillohet me 28-Shkurt . Komisioni i garave ne FSHF ka vendosur qe kjo perballje e prapambetur te luhet ne kete date. Takimi ishte programuar per tu zhvilluar me 10-Shkurt por pas 30-te, minutash loje takimi u anullua dhe njekohesisht u shty per arsye te kushteve klimaterike . Eshte vendosur kjo date per arsye te shtyrjes me nje jave te kampionatit per zhvillimin e ndeshjeve te prapambetura .

Ecuria ne kupe dhe mberritja deri ne cerekfinale

Gramozi kaloi Luftetarin ne turin e pare duke e mundur dy here , ne Gjirokaster  1–3 dhe ne Erseke 4–1. Rezultate i pergjithshem 7-2 per kolonjaret.


Ne turin e dyte kolonjaret arriten te kalonin Flamurtarin, fitues ne fuqi i Kupes .Takimi i pare ne Erseke perfundoi 1-0 per djemte e trajnerit Cana ndersa takimi i kthimit ne Vlore 1 – 1 . Me rezultatin e pergjithshem 2-1 Gramozi arriti te kalonte ne turin cerekfinal te Kupes , duke pritur te zhvilloje ndeshjen e pare me Teuten pikerisht me 28-Shkurt .

Noldi Dhimitri

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide