Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” / Shqipëria barazon me Bosnjë-Hercegovinën
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Qershor 2013 08:47   Shtyp

u-19 stervitje san marinoPërfaqësimi i Kombëtares shqiptare në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” ka vijuar mbrëmjen e djeshme me ndeshjen e dytë eliminatore të futbollit. Kombëtarja, e cila drejtohet nga trajneri i Shpresave Skënder Gega, është në Grupin A, së bashku me Turqinë, Marokun dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në ndeshjen e parë të grupit kuqezinjtë janë mundur nga përfaqësuesja turke me rezultatin 2- 0, ndërsa në të dytën, të luajtur ditën e djeshme ndaj moshatarëve të tyre nga Bosnja, kuqezinjtë kanë barazuar me rezultatin 2-2, pasi i mbyllën 45 minutat e para në disavantazh 1- 0. Kombëtarja, e drejtuar nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega, luajti dje me këtë formacion: Teqja, Muskaj, Hoxhallari, Rrahmani, Turtulli, Rezi, Ymeraj, Shkreta, Kastrati, Hyseni, Gavazaj. Gjithashtu u aktivizuan: Ferhati dhe Ahmeti në vend të Gavazaj dhe Shkretës. Bosnja e gjeti e para rrugën e rrjetës, kur mungonin vetëm 60 sekonda nga përfundimi i pjesës së parë. Me fillim e së dytës ekipi i Gegës pason edhe golin e dytë, i cili të dukej si goli i “KO”-së, por në fund nuk do të jetë kështu. Kuqezinjtë zgjohen në minutën e 61- të të takimit, duke e ngushtuar rezultatin me Turtullin. Skuadra e Gegës fiton besim nga goli i parë dhe 12 minuta pas tij barazon shifrat me mbrojtësin kosovar Rrahmanin, i cili realizon një gol të shkëlqyer me kokë. Por, barazimi nuk është rezultati më i drejtë, pasi në minutat e fundit Shqipëria, e tradhtuar nga emocionet, humbet dy raste të pastra për të marrë fitoren në shtëpi. Në fund të takimit protagonisti i djeshëm Rrahmani nga Turqia u shpreh: “Goli më bën që të ndjehem shumë mirë. Dhashë maksimumin dhe jam shumë i lumtur, pasi ky është goli im i parë me fanellën kuqezi”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide