Ekskluzive/ Roland Peqini: Ekipi Kombetare Shpresa mund te shkoje shume larte
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Mars 2011 09:26   Shtyp

roland_peqini_u_21Mbrojtesi i Dinamos dhe i ekipit kombetar Shpresa te Shqiperise, Roland Peqini ne linje telefonike nga Maribori atje ku dhe eshte akomoduar ekipi yne Shpresa ekskluzivisht per Albaniasoccer.com ka folur per gjendjen qe gezone ekipi si dhe per ndeshjen miqesore te luajtur e te fituar ndaj Gjeorgjise si dhe per ndeshjen miqesore ndaj Izraelit qe do te luhet neser. Ai ka folur dhe per te ardhmen e tij.

“Jemi duke zhvilluar nje faze shume te mire pergatitore duke testuar dhe veten tone. Kemi me shume se nje jave qe jemi te grumbulluar ne Maribor te Sllovenise dhe kushtet e krijuara ketu nga ana FSHF-se, jane shume te mira dhe mjaft komode”.

“Ne testin e pare perball ekipit Rumune zhvilluam nje loje shume te mire madje luajtem e me mire se kundershtari, por duke qene testi i pare trajneri aktivizoi te gjithe lojtaret. Ne testin e dyte ndaj Gjeorgjise treguam nje forme shume te mire kete e vertetoi dhe rezultati ne perfundim te ndeshjes. Jemi nje grup lojtaresh mjaft te mire dhe nga ndeshja ne ndeshje po arrijme te lidhemi dhe te kuptohemi me mire me njeri-tjetrin. Kjo skuader ka te gjitha mundesite per te shkuar shume larte dhe per te qene nje furnizues i denje  i ekipit Kombetar me element te ri”.

“Neser kemi dhe testin e fundit ndaj ekipit te Izraelit i cili ne perberjen e tij ka mjaft lojtare te mire, por shpresoj qe do ta kalojme me sukses ne loje dhe rezultat. Pas kesaj ndeshje do te kthehemi ne Shqiperi dhe ne muajin shtator rifillojne ndeshjet per Under-21”.

“Sa per te ardhmen time eshte ende heret per te folur, por zgjedhja ime primare ne Shqiperi mbetet Dinamo. Do prese perfundimin e kampionatit dhe do te shikoje me kujdes disa oferta te mira qe me kane ardhur nga disa klube te huaja. Nje faktor kryesor qe do te ndikoj ne zgjedhjen e ekipit nuk eshte vetem ana financiare, por dhe qe te aktivizohem rregullisht”, ka perfunduar intervisten e tij ekskluzivisht per web www.albaniasoccer.com mbrojtesi i talentuar Roland Peqini.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide