U-21 nesër drejt Austrisë |
nga Klevis Bejkolli E diel, 06 Shtator 2009 21:52 |  | |
- Skuadra Shpresa nën drejtim e dyshes Bushati-Pano kanë zhvilluar një seancë stërvitore diën e sotme në fushën sportive të Luzit. Stervitja ka filluar në orën 18:00’ e ka zgjatur afro 75’-min. Nesër në mëngjes është programuar për tu zhvilluar dhe seanca e fundit stërvitore para nisjes për në Austri. Ajo të bëhet në zonën e plazhit.
- Skuadra Shpresa rreth orës 12:30’ do të niset për në Vjenë të Austrisë ku dhe do të zhvillojë me skuadrën vendase dhe ndeshjen e katërt të vlefshme për eleminatoret e Europianit 2011. - Para nisjes për në Austri futbollistëve do tju ndahet dhe premjoja për fitoren e arritur ndaj skuadrës së Azerbajzhanit. Klevis Bejkolli |