Josip Kuzhe preferon ti shikoje nga afer talentet qe ndodhen ne Greqi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Janar 2010 15:04   Shtyp

josip_kuzheTrajneri Josip Kuzhe dhe ndihmësi i tij Dzemal Mustedanagiç, do të marrin pjesë në grumbullimin seleksionues që do të kryhet Greqi nga data 18 deri në 21 Janar me futbollistë të moshës 19-21 vjeç. Ata do të të jenë së bashku me trajnerët e këtyre skuadrave Artan Bushati (U-21) dhe Ramadan Shehu (U-19).

Ky grumbullim seleksionues, do të zhvillohet, për të parë nga afër elementë të spikatur të cilët jetojnë në Greqi dhe aktivizohen me klube të këtij vendi.

Në muajin Dhjetor një seleksionim i tillë, është bërë edhe për moshat 15 dhe 17 vjeç, ku janë evidentuar disa elementë të spikatur që do të thirren në skuadrat kombëtare të këtyre moshave.

Media FSHF

komente