Miqesore U-17/ Shqiperia-Kosova 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Nentor 2011 21:19   Shtyp

u-17_shqiperi_kosova_1_1Sot në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet ekipeve përfaqësuese të grupmoshës 17-vjeçe të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ndeshja ka nisur e shpejte dhe me  mire per te rinjte kosovare. Ata pas disa aksioneve te rrjedhshme kane arritur te shenojne te paret  me ane te Guri Murtit ne minuten e 40-te. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin 1-0.

Ne pjesen e dyte djemte e drejtuar nga Mustedanagic kane permiresuar ndjeshem lojen dhe kane arritur ta barazojne rezultatin ne 1-1 vetem ne minuten e fundit te ndeshjes me ane te mbrojtesit Cema. Ky rezultat nuk ka ndyrshuar deri ne fershellimin e fundit te gjyqtarit.

Ne bazë të lojës së treguar futbollistët kosovarë e kanë merituar edhe fitoren, pasi në periudhën më të madhe të ndeshjes kanë mbizotëruar lojen dhe kanë krijuar disa raste shumë të mira shënimi.

Ne krye te delegacionit  nga Prishtina ishte Sekretari i Pergjithshem i Federates  se Kosoves Heroll Saliu i cili u mireprit dhe u shoqerua nga homologu i Federates Shqiptare te Futbollit Eduard Prodani.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide