Mavraj dhe Memushaj optimist per ndeshjet e rradhes
nga Administrator   E mërkurë, 31 Gusht 2016 08:57   Shtyp

mavraj-memushaj-compressorNe prag te ndeshjes miqesore kunder Marokut, kane folur ne nje konference per shtyp Mavraj dhe Memushaj.
Te dy lojtaret, pavaresisht se nuk e njohin mire kundershtarin, jane shprehur optimist per kete ndeshje, ku mendohet te aktivizohen lojtaret te cilet kane luajtur me pak me ekipet e tyre.
Mavraj eshte shprehur se duhet te leme pas eksperiencen ne Euro 2016 dhe tani te kthehemi ne realitet. Duhet te marrim me te miren nga eksperienca e meparshme dhe te vlersojme maksimalisht ekipet rivale per eliminatoret e boterorit Rusi 2018.
Pyetjes te gazetareve ne lidhje me terheqjen e kapitenit Cana, si edhe pasojat qe mund te kete ne repartin mbrojtes, Mavraj u shpreh se ne e kemi treguar qe punojme si grup, dhe lojtaret qe kemi ne ekip do te jene ne lartesine e duhur. Si Ajeti, i cili ka treguar nje livel te larte, ashtu edhe Gjimshiti do te zevendesojne sic duhet Canen.
Sa i takon çeshtjes se kush do te jete kapiteni i Shqiperise, te dy lojtaret u shprehen se nuk eshte e rendesishme kush do te jete kapiten dhe cdo lojtar ka vendin e vet si edhe te gjithe jane te rendesishem.
Gjithashtu, Memushaj u shpreh se vendimin per dicka te tille e ka tranjeri De Biasi bashke me ndihmesin e tij Tramezzani. Gjithashtu ai u shpreh se tani fillon nje kompeticion i ri dhe ndeshja kunder Marokut do te na ndihmoje qe te pergatisim sa me mire ndeshjen kunder Maqedonise.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide