Zyrtarisht Shqiperia skualifikohet nga France 2016
nga Administrator   E enjte, 23 Qershor 2016 11:00   Shtyp

renditja-euro-2016Mbreme jane mbyllur ndeshjet e fundit per grupet ne kampionatin europian France 2016. Shqiperia kishte shance qe te kualifikohej si nje nder 4 ekipet me te mira te renditur ne vendin e 3-te. Golat e pakte te shenuar ne ndeshjet e saj si edhe fati ne ndeshjet e kundershtareve ka bere qe ekipi yne kombetar te mos vazhdoje me tej. Barazimi me rezultatin 3-3 mes Hungarise dhe Portugalise ka shuar perfundimisht shpresat e kuqezinjve. Ndeshja ka nisur e shpejte dhe Hungaria ka kaluar ne avantazh, festojne hungarezet por kane festuar edhe shqiptaret qe shpresonin ne fitoren e Hungarise, por Portugalia ne me shume se sa 1 here ka arritur te barazoje. Po keshtu edhe ne ndeshjen tjeter Itali - Irlande, kur gjithcka ishte vendosur per fatin e Shqiperise, Irlanda ka arritur te fitoje me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar ajo dhe lene pas Turqine dhe Shqiperine.
Perfundimisht 4 ekipet te renditura ne vendin e 3-te qe jane kualifikuar ne 1/8 jane: Sllovakia, Irlanda, Portugalia dhe Irlanda e Veriut.
Pavaresisht eliminimit, Shqiperia ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne kampionatin europian France 2016, duke lene pas ekipe si Rumania, Austria, Rusia, Ukraina apo Suedia. Paraqitjet e mira dhe te pafat kunder Zvicres dhe Frances kane bere qe ekipi yne kombetar te vlersohet nga te gjitha mediat sportive boterore. Eksperiences te ketij europiani duhet shtuar edhe paraqitja me shume se pozitive e tifozeve kuqezi te cilet kane perkrahur dhe ndjekur kombetaren kuqezi ne France. Ato jane vlersuar shume si nga organizatoret po ashtu edhe nga opinioni sportiv. 
Sot mbasdite ekipi yne kombetar do te kthehet ne atdhe, dhe pritet qe nje numer i madh tifozesh do te prese idhujt e tyre.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide