Prezantohet projekti i stadiumit Arena Kombetare
nga Administrator   E premte, 22 Prill 2016 08:26   Shtyp

Arena-Qemal-stafa3Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar dje projektin per ndertimin e stadiumit Arena Kombetare. Ky stadium do te ndertohet ne vend te stadiumit kobetar Qemal Stafa.
Projekti është i studios Archea që ka ideuar edhe stadiumin Friuli-Dacia Arena te Udinezes ne Itali. Punimet, që do të bëhen nga shoqëria shqiptare Alb-star, do të nisin në maj e pritet të mbarojnë brenda dy vjetëve. Stadiumi do të kushtojë rreth 50 milionë euro. Kapaciteti i stadiumit do të jetë 22.300 vende dhe do t'u përgjigjet standardeve cilësore të kërkuara nga UEFA. Stadiumi do te jete i gjithe i mbuluar dhe do te kete te gjitha kushtet e nje stadiumi modern.
Ky stadium do te jete multifunksional ku do te kete edhe hapesira te ndryshme tregtare.


komente