Etrit Berisha: Lazio eshte shanci i karrieres sime
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Nentor 2013 22:20   Shtyp

etrit berisha1Etrit Berisha pasi ka debutuar me skuadren e Lazios e shikon tani me pozitivitet te ardhmen e tij. Portieri ndihet mjaft mire dhe ka besim se do te bej gjera te medha ne Itali. Ne nje interviste per mediat suedeze, portieri i kombetares shqiptare u shpreh i kenaqur ne debutimin e tij me bluzen bardhekalter. “Mendoja se gjate debutimit tim me Lazion do te isha nervoz, por ne fakt u ndjeva i qete dhe isha i afte te beja lojen time, te luaja mire. Morem nje rezultat te mire ne nje sfide te veshtire. Edhe trajneri me komplimentoi, ndaj jam shume i kenaqur. Eksperienca me Lazion eshte diçka e re per mua dhe me duhet pak kohe per t’u ambientuar. Gjithsesi, mendoj vetem si te bej me mire punen time, te jap maksimumin. Lorik Cana me ka ndihmuar shume qe nga dita e pare si brenda dhe jashte fushes. Kam filluar te afrohem edhe me lojtaret e tjere prej te cileve mora pergezime pas ndeshjes me Apollon Limasol. Ishte shume e rendesishme per mua qe m’u tha rasti per te luajtur titullar. Tani drejtuesit e dine se cfare mund te bej, shpresoj te kem me shume mundesi ne te ardhmen. Me duhet te punoj fort per ta patur kete mundesi.”, ka thene Berisha per mediat suedeze.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide