Lorik Cana: De Biazi na beri te besojme kualifikimin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Tetor 2013 21:41   Shtyp

lorik cana kombetareLorik Cana per mediat italiane ka folur dhe vleresuar Xhani De Biazin dhe ka vlersuar punen e FSHF qe arriti te rinovonte me te. “Jam me shume i lumtur per rinovimin e De Biazit. Te gjithe e prisnin kete gje, sepse te gjithe kemi pare punen qe ka kryer me skuadren ne keto dy vitet e fundit. Ka sjelle nje fryme te re ne grup, perveç se ka lancuar dhe shume lojtare te rinj. Me te ne drejtim kemi shpreshuar per here te pare ne endrren Boteror. Nje enderr qe per fat te keq ne fund nuk eshte realizuar. Gjithsesi puna e tij dhe ajo e stafit te tij ka qene me te vertete positive. Mendoj se rinovimi tij eshte me te vertete nje lajm i mire per te ardhmen e kombetares tone. E vertete qe Boterori ishte nje enderr per ne, por ne fillim te kualifikueseve kjo enderr nuk ekzistonte aspak. E kemi krijuar ne, duke e kthyer ne nje realitet. Kemi bere qe çdo shqiptar te identifikohej me kombetaren e tij dhe per here te pare ne histori kjo enderr ka qene me te vertete prane. Shpresat tona dhe pritshmerite tona ishin te medha, per kete zhgenjimi final ka qene shume i madh, sepse donim ti benim nje dhurate te gjithe njerzve, por nuk ja kemi arritur. Tani duhet te jemi realist dhe duhet te hedhim nje hap perpara. Jemi duke bere progrese por per te thene nese mund te arrijme kualifikimin ne Europian”, ka deklaruar kapiteni i Shqiperise Lorik Cana.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide