FSHF/ Ftese publike per Adnan Januzaj
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Tetor 2013 15:54   Shtyp

Adnan Januzaj tjNje dite pas deklarates se bere nga babai i Januzaj dhe vete lojtari se FSHF nuk i ka bere ftese atij, kreret e larte qe drejtojne futbollin shqiptar kane pergatitur nje deklarate. “Ashtu si ne cdo rast, ndjeshmeria e Federates Shqiptare te Futbollit rreth talenteve shqiptare te ketij sporti magjik, ka qene prezent edhe per ceshtjen e Adnand Januzaj. Qendrimi publik per futbollistin shqiptar te Mancester Junaitid eshte endur mes kerkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rralle here konkrete e me ne fund gati te paqarta. Ne mes te dy “brigjeve” , talentit Januzaj dhe atyre qe e kerkojne ate, jane vendosur barriera psikologjike me baze nacionaliste, origjine dhe te kaluares se tij familjare. Pikerisht ketu kane nisur edhe diskutimet e medha me prova te vogla, te cilat ndonjehere kapercejne edhe kufijte e etikes se qytetarise se vertete. Fedeta Shqiptare e Futbollit nuk deshiron te merret me shpjegime anesore te ceshtjes, sepse qartazi ato kane shkaktuar dhe vazhdojne te krijojne keqkuptime qe nuk i sherbejne qellimit. Ne jemi te gatshem te pranojme gjithcka, vetem qe i talentuari Januzaj te behet pjese e Kombetares tone dhe te kontriboje ne te ardhmen per futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se sic eshte vepruar edhe me pare me futbollistet qe sot jane pjese e kombetares do te vijoje punen pa asnje ndikim, medyshje apo hezitim qe Adnand Januzaj te vishet kuqezi per te nderuar veten, familjen dhe flamurin e te pareve te tij”, thuhej ne deklaraten per mediat qe FSHF ka pergatitur.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide