Brazil 2014/ Islande – Shqiperi 2-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 10 Shtator 2013 22:13   Shtyp

shqiperi islandeShqiperia ka zhvilluar nje ndeshje jashtezakonisht te dobet ne Reikjavik. Kuqezinjte ndryshe nga sa pritej kane luajtur si nje ekip i vogel dhe jane mundur 2-1 nga vendasit pas gabimeve amatore nga Cana dhe Teli ne mbrojtje. Super Etrit Berisha ne porte nuk ka lejuar te ndeshkohemi me gola te tjere nderkohe qe ne sulm, Cani, Salihi dhe Januzaj kur eshte futur si zevendesues nuk kane bere thuajse asgje. I vetmi qe ka provuar te ngacmoje kundershtaret ka qene Valdet Rama, autori i golit te pare te takimit qe me pas eshte permbysur me dy te tjere nga islandezet. Mesfusha ka luajtur dobet, pa mentalitetin e duhur dhe eshte bllokuar ne motin e ftohte islandez. De Biazi eshte mundur te ndryshoje ne pjesen e dyte por e ka patur te pamundur ti jape skuadres se tij ritmin e munguar ne kete ndeshje te cilen e luajtem shume me dobet se ajo e para kater diteve ne Slloveni. Ne fund, Shqiperia eshte mundur dhe tani ka zbritur ne vendin e parafundit ne grup shume larg pretendimeve te para pak diteve nderkohe qe Islanda me kete fitore ka shkuar ne kuoten e 13 pikeve duke marre vendin e dyte.

ISLANDE – SHQIPERI 2-1

Golat: Bjarnason 14′, Sigþórsson 47′ / Rama 9′

ISLANDA: Halldórsson, R.Sigurdsson, Sævarsson, Bjarnason, Skúlason, Árnason, Gunnarsson, G.Sigurdsson, Guðjohnsen, Sigþórsson, Gudmundsson.

Trajner: L.Lagerbak

SHQIPERIA: Berisha, Cana, Teli, A.lila, Dallku, Basha (Bulku 64′), Kace, Roshi, Rama, Cani (Januzi 64′), Salihi.

Trajner: De Biazi

Gjyqtarë: A.Marriner, P.Kirkuk, D.England (Angli)

Kartonë të verdhë: Kace 44′, Dallku 59′

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide