Brazil 2014/ Slloveni – Shqiperi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 06 Shtator 2013 22:16   Shtyp

shqiperi slloveniShqiperia e pafat ne Lubjane. Ky eshte pershkrimi me i mire per ate qe ndodhi ne ndeshjen e humbur ndaj Sllovenise. Nje pjese e pare e dobet, nje e dyte me shume raste te humbura fale super formes te portierit te Interit Handanovic. Nje gol i pesuar qe ne fillim nuk eshte permbysur deri ne fund pavarsisht perpjekjeve nga kuqezinjte. Portieri slloveneve ka qene nje mur i pakalueshem dhe i ka bere 10 milione shqiptare te trishtohen ne fund. Një gol i Kampl në minutën e 19-të ka mjaftuar për skuadrën e Katanec për të arritur një fitore të rëndësishme për të ardhmen e tyre në Grupin E. De Biazi ka bere disa levizje gjate ndeshjes, por Cani ne fillim e Salihi me pas nuk kane mundur te bejne ate qe duhet ne sulm. Mesfusha nuk ka funksionuar si duhet ndersa krahet e saj kane qene larg formes se pritur. Kace ka bere mire por ka qene i vetem. Shqiperia ka humbur tre pike te rendesishme ne kete takim duke zbritur shume kuotat ne grupin E. Tani ndeshja e rradhes eshte te marten ne Islande dhe atje do te luhet nje finale.

Skeda e plote e ndeshjes

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide