Xhani De Biasi/ Do te luajme me dinjitet dhe per pike!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 02 Shtator 2013 16:32   Shtyp

Trajneri I Kombetares se Shqiperise Xhani De Biasi ka dale sot paradite perballe medias duke shpalosur objektivat e tij per dy ndeshjet e ardhshme te ekipit tone perfaqesues.

I vendosur direkt perballe pyetjeve te gazetareve De Biasi ka treguar se megjithese luajme ne transferte ne Slloveni dhe Islande perseri parashikojme te arrijme rezultate pozitive. Ai ka nenvizuar se forma e mire qe ka paraqitur skuadra na jep besimin e duhur per te ecur perpara drejt objektiva tona.

“Objektivat i kemi maksimalë në cdo ndeshje, Unë besoj se skuadra që drejtoj ka treguar rritje në personalitet dhe se do të dijë ta menaxhojë më së miri situatën. Kemi në dispozicion një grup të mirë futbollistësh, që kanë treguar se dinë të përballen me dinjitet me kundërshtarin. Jam i bindur se do ta bëjnë paraqitje dinjitoze edhe në dy ndeshjet e radhës, me Slloveninë dhe Islandën”, tha De Biasi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide