Miqesore/ Shqiperi – Armeni 2-0 (Video)
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Gusht 2013 22:53   Shtyp

shqiperiaNje ndeshje mjaft e mire e kombetares kuqezi, nje mbremje e gezuar dhe per tu mbajtur mend. Nje fitore e merituar ndaj Armenise me nga nje gol per cdo pjese dhe Xhani De Biazi me Shqiperine e tij ka merituar te tjera duartrokitje nga publiku qe edhe pse nuk ishte i shumte ne numer ishte me te drejte entuziast. Nje skuader e vendosur mire ne fushe, lojtare qe tregonin deshire dhe qe ne minutat e para, Shqiperia fale lojes nga krahet ku here Roshi dhe here te tjera Rama, arrinin te vinin ne veshtiresi kundershtaret. Goli u shenua serish nga Valdeti, nje emer qe tani ka fituar simpatine e kuqezinjve fale aftesive te tij per te realizuar. Cana I pakalueshem ne mbrojtje dheEtrit Berisha spektakolar me daljet dhe pritjet e tij. Debuton Abrashi, debuton Vullnet Basha, debuton gjithashtu dhe Gashi. Por nuk mbaron ketu. Kace, shenon nje gol spektakolar ne pjesen e dyte duke e ngritur publikun ne kembe. Bene me shenje shqiponjen dy krenare dhe tifozet dashurohen me te. De Biazi feston, ne stadium te gjithe ndihen me te drejte krenar si ai dhe pas ndeshjes se fituar me rezultatin 2-0 pritet…rinovimi i kontrates.

Shqiperi - Armeni 1-0 (Pjesa e Parë)

Shqiperi - Armeni 2-0 (Pjesa e Dyte)

 

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide