Kombëtarja/ Xhaka e Mehmeti konfirmojnë Shqipërinë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 26 Qershor 2013 16:30   Shtyp

xhaka vellezerLuajti për të gjitha grupmoshat në Përfaqësuesen e Zvicrës, mirëpo tani ka vendosur ta bartë fanellën kuqezi.

Mbrojtësi prishtinas i Baselit, Taulant Xhaka e ka konfirmuar për mediat zvicerane se do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi nuk e kishte kontaktuar askush prej ‘helvetikëve’ për ta ftuar në përfaqësuesen A.

Taulanti ka treguar se ka marrë pasaportën shqiptare tri javë më parë, duke konfirmuar se do të luajë për Shqipërinë. Ai gjithashtu përmendi rastin e shokut të tij, Izet Hajroviç, që refuzoi Bosnjën për Zvicrën, ndërsa më pas nuk u ftua nga zviceranët.

“Një telefonatë e bërë nga Hitzfeld do të kishte mjaftuar për të më treguar se ai mendon për mua, por kjo nuk ndodhi. Shoku im i skuadrës, Izet Hajroviç, ka refuzuar Bosnjën për një ndeshje të luajtur me Zvicrën dhe më nuk është ftuar fare. Unë tani kam zgjedhur Shqipërinë, pas shumë përpjekjesh dhe kam marrë pasaportën shqiptare. Jam shumë i zhgënjyer nga Zvicra”, deklaroi Xhaka për ‘Blick’.‘Dyshi’ i Baselit e pranon se konkurrenca te Zvicra është shumë e fortë dhe te Shqipëria ka shanset më të mëdha për ta treguar veten.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide