Ne fokus/ Legjionarët vijojnë impenjimet në Europë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Maj 2013 21:44   Shtyp

emiliano_vilaPër shumë futbollistë të kombëtares nuk kanë mbaruar impenjimet me ekipet e tyre. Dje Lila (hyri në lojë pjesën e dytë) dhe Kaçe vijuan ndeshjet për Champions, kurse Vila nuk u aktivizua. Gara për shqiptarët e Greqisë do të jetë deri në fund, pasi Janina ka barazuar, PAOK ka fituar. Hysaj ka luajtur në "play-off" me Empolin, ndërsa Ilir Berisha me Orebronë ka marrë kryesimin. Edhe Vullnet Basha është aktivizuar dje në humbjen e Sionit, madje ka marrë karton të verdhë. Bakaj dhe Vangjeli kanë humbur kupën e Ukrainës me Odesën.

komente