Kombëtarja/ Debuton Rama, buzëqesh De Biazi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Mars 2013 22:45   Shtyp

de_biasi_PrezantimiDebuton me këmbë të mbarë Valdet Rama. Mesfushori me tipare sulmuese ka bërë gjithçka mirë në minutat e para me fanelën kuqezi dhe ka marrë duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në “Qemal Stafa”. Rama ka treguar shumë shpejt se është një lojtar I rëndësishëm për kombëtaren e drejtuar nga Xhani De Biazi dhe të gjithë tani janë në pritje të zgjidhjes përfundimtare që do ti lejojë atij mundësinë për tu aktivizuar në takime zyrtare. Rama duhet të heqë dorë nga pashaporta kosovare për të marrë nënshtetësinë shqiptare. FSHF po nxiton për të kryer proçedurat e nevojshme në mënyrë që italiani stolit ta ketë të gatshëm mesfushorin e Valadolidit për ndeshjen e qershorit ndaj Norvegjisë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide