Kombëtarja/ Shqiperia ngjit shtatë shkallë në renditjen e FIFA-s
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Mars 2013 00:31   Shtyp
fifa_logo-newFIFA ka publikuar ndryshimet në renditjen për muajin e kaluar të skuadrave kombëtare. Për Shqipërinë edhe pse pa luajtur dhe bëra gjëra të mëdha, ka mbërritur një lajm vërtetë mjaft I mirë. Në renditjen e muajit të fundit kuqezinjtë e De Biazit, kanë fituar 7 pozicione duke u renditur në vendin e 64 me 510 pikë. Për muajin mars kuqezinjtë kanë të planifikuara dy takime. Në 22 mars do të luajnë ndaj Norvegjisë një takim zyrtar dhe katër ditë më pas do të përballen me Lituani për një ndeshje miqësore në stadiumin “Qemal Stafa”. Vetëm pak ditë përpara sfidës së rëndësishme me Norvegjinë në Oslo, ky është një lajm i mirë më tepër në aspektin psikologjik, pas rënies së lirë që kishte pësuar kombëtarja kohë më parë. Në majën e renditjes vijon të jetë Spanja me 1610 pikë e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.

Enea Shtrepi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide