Tirane/ Stadiumi “Qemal Stafa” mbyll dyert deri në prill
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Mars 2013 15:36   Shtyp

QemalStafaStadiumTiranaStadiumi “Qemal Stafa” mbyll dyert. Asnjë ndeshje e kampionatit nuk do të luhet në këtë impiant, të paktën për një muaj.

Futbolli do të kthehet aty më 26 mars, për miqësoren që Shqipëria do të luajë me Lituaninë.

Vendimi erdhi prej frikës se terreni mund të shkatërrohej edhe më tepër.

Kjo ishte fusha e vetme e mbetur. Nëse do të vazhdohej të luhej me këto ritme, garanci nuk do të kishte as ndeshja e 7 qershorit me Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit 2014.

Mbyllja e stadiumit ndikon në mënyrë direkte te Tirana, Partizani dhe Dinamo.

Tre ekipet kryeqytetase duhet të gjejnë zgjidhje alternative, pra të luajnë në qytete të tjera.

Stadiumi “Qemal Stafa” do të qëndrojë i mbyllur deri në javën e parë të prillit. Dy ndeshje të rëndësishme si Tirana-Flamurtari dhe derbi Dinamo-Partizani duhet të luhen në fusha të tjera.

Impianti mund të hapet vetëm për takimin Tirana-Skënderbeu në javën e 21-të të Superligës.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide