Kombetarja/ Ekzekutivi i FSHF-së : Ai që refuzon Kombëtaren, nuk thirret më
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 31 Janar 2013 18:54   Shtyp

ffshf_logoKombetarja është krenari. Ata që përfaqësojnë fanellën e vendit ndihen të privilegjuar, por, ka edhe nga ata që refuzojnë ti bashkohen skuadrës, duke fituar kohë.

Raste të tilla vazhdojnë të përsëriten pambarimisht në Shqipëri. Për ti dhënë fund këtij trendi, Ekzekutivi i Federatës së Futbollit mori një vendim radilak.

Rregulli i votuar në mënyrë unanime parashikon që nëse një lojtar nuk i përgjigjet ftesave të ekipeve kombëtare pa arsye, atëherë ai nuk do ta ketë më këtë mundësi në të ardhmen.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte diskutimi i raportit të Komisionit të rishqyrtimit të titujve kampion për vitet 1939-1942.

Deri në mbledhjen e ardhshme të Ekzekutivit do të paraqitet dokumentacioni që vërteton njohjen apo mosnjohjen e tyre dhe aprovimi përfundimtar do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme të FSHF-së më 28 shkurt.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide