Australi/ Besart Berisha nuk kthehet në Kombëtare
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Janar 2013 18:34   Shtyp

besart_berisha_training_thumbSulmuesi Besart Berisha nuk do të kthehet në të ardhmen e afërt në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Mediat ne Tiranë kanë raportuar së fundi se Berisha ka pasur një bisedë me trajnerin Gianni de Biasi dhe se tekniku italian planifikon ta ftojë kosovarin për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë. Takimi kundër Gjeorgjisë zhvillohet më 6-shkurt, por vetë Berisha të enjten ka mohuar kontaktin me përzgjedhësin De Biassi.

“Askush nga kombëtarja nuk më ka kontaktuar mua apo klubin. Asgjë nuk ka të re lidhur me kombëtaren. Gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë më herët”, ka thënë Berisha.

komente